Please enter at least 3 characters.

Lovren i tregon Barcelonës se çfarë e pret në Anfield

2019/05/DejanLovren-e1557132569329.jpg
242:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 29: Dejan Lovren of Liverpool celebrates during the Premier League match between Liverpool FC and Arsenal FC at Anfield on December 29, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Dejan Lovren e ka paralajmëruar Barcelonën para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mbrojtësi i Liverpoolit ka thënë se ata janë të uritur për t’u treguar Blaugranëve se çfarë mund të bëjnë.

Kroati ka thënë se Redsat janë në dijeni se do ta kenë të vështirë ta përmbysin rezultatin prej 3-0 nga ndeshja e parë, mirëpo në Anfield do të tregojnë se çfarë mund të bëjnë në të vërtetë.

“Ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe lojtarët e mëdhenj duhet ta tregojnë veten në ndeshjet e mëdha, andaj unë pres që të zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha në Anfield”, ka deklaruar Lovren.

“Ne jemi të nervozuar dhe të uritur për t’i treguar Barcelonës se çfarë mund të bëjmë, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë për ta përmbysur rezultatin”, ka shtuar më tej mbrojtësi kroat.

Liverpooli dhe Barcelona do ta zhvillojnë nesër (e marte) ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që fillon nga ora 21:00 në Anfield Road. /Telegrafi/