Please enter at least 3 characters.

Lotët e burrit: Do të jetoja edhe 100 vite tjera në skamje, vetëm të më shërohet djali (Video)

2016/06/ylber-latifi-e1465679286284.jpg

Dhimbja për fëmijën e sëmurë, e bën Ylber Latifin - nga fshati Metehi në Komunën e Podujevës - ta harrojë varfërinë e skajshme, njofton Klan Kosova.

Ai me lot në sy tregon se do të jetonte edhe 100 vjet të tjera në skamje, vetëm e vetëm t’i shërohej djali.

Lotët e burrit nga Podujeva shtohen kur flet për problemet e tretjes që ka Argjendi trevjeçar.

Me gjithë këto probleme, familja Latifi as ndihmë sociale nuk merr nga shteti. Kurse shuma e operimit për Argjendin është e papërballueshme.

“7800 euro. Kush ka zemër e shpirt me i ndihmu k’ti fëmije. Ma vështirë se me pa evlatin n’ketë gjendje s’ka”, thotë ai. /Klan Kosova/