Please enter at least 3 characters.

Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale në 'Tel Aviv 2019'

2019/01/loriaa.jpg

Vazhdon suksesi i xhudisteve nga Kosova në garën për Çmimin e Madh, “Tel Aviv 2019”.

Loriana Kuka është sportistja e radhës që po synon medalje në këtë kompeticion, pasi tashmë ka arritur të kualifikohet në çerekfinale.

Xhudistja jonë ka triumfuar me Ippon kundër holandezes Ilona Lucassen në kategorinë -78 kilogramë.

Në fazën tjetër, ajo do të ketë për kundërshtare rusen Aleksandra Rabitseva, me shpresën për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.

"Loriana Kuka e ka nisur mbarë Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit".

"Xhudistja jonë mposhti me Ippon holandezen Ilona Lucassen, kategoria -78 kg".

"I urojmë suksese Lorianës në çerekfinale ndaj ruses, Aleksandra Rabitseva. Grand Prixi vlen për pikë Olimpike", thuhet në njoftimin e KOK... /Telegrafi/