Lopez: Nuk di që ta dua veten
31/10/2014
Lopez e cila ka pasur një jetë jo stabile private, me ndarje nga bashkëshortët e lidhje tjera aventurekse jo stabile, ka thënë se problemi për këtë ka qenë dashuria ndaj vetvetes që ka qenë e mangët.
“Janë pjesët e këqija të jetës që na bëjnë njerëz, kështu që duhet që t'i pranojmë edhe ato”.
“Pjesa e dashurisë ndaj vetvetes është për ta falur vetveten – një gjë me të cilën unë gjithmonë kam vuajtur. Të jem ambicioze, të qenurit një perfeksioniste, do të thotë se unë kam kaluar jetën duke mposhtur veten për faktin se nuk kam qenë e mirë sa duhet. Unë kam kaluar shumë vështirësi. Po që se nuk do të kishin qenë këto vështirësi, unë do të kisha qenë një artiste tjetër, më pak e arritur”, u shpreh Jennifer Lopez. /Telegrafi/


