Please enter at least 3 characters.

Lokalizohen dy zjarret në Shkup

2023/07/zjarri-mk.png

Janë lokalizuar dy zjarret që sot shpërthyen në Shkup,

Njëri nga zjarret ka qenë te deponia afër Aqua Park, afër sallës sportive "Boris Trajkovski", dhe tjetri në parkun e Gazi Babës.

Në shuarjen e zjarrit në Aqua Park janë përfshirë 14 zjarrfikës me 7 automjet kundër zjarrit, ndërsa në parkun e Gazi Babës janë angazhuar 5 zjarrfikës dhe dy automjete.

Situata është nën kontroll, edhe pse ende po ndërmerren masa që të pastrohet tereni./Telegrafi/