Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e Cagiarit falin pagën e muajit prill dhe kthehen në stërvitje

2020/01/Inter-vs-Cagliari-1.jpg
278:"MILAN, ITALY - JANUARY 26: Radja Nainggolan of Cagliari Calcio celebrates his goal with his team-mates during the Serie A match between FC Internazionale and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 26, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas Juventusit dhe Romës, klubi i fundit që ka arritur një marrëveshje me futbollistët është Cagliarit, ku Radja Nainggolan me shokë vendosën të heqin dorë nga paga e muajit prill në shenjë solidariteti.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi, që nëpërmjet një komunikate zyrtare falënderonte futbollistët për vendimin e marrë dhe tregon se ky vendim do ta ndihmojë shumë klubin.

“Klubi i Cagliarit, në emër edhe të presidentit Giulini, falënderon të gjithë futbollistët që morën iniciativë për të hequr dorë nga paga e muajit prill, në mënyrë që t’i kontribuojnë në mbrojtjen e skuadrës, nga situata e vështirë e krijuar prej gjendjes së pandemisë”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm të gjithë futbollistët e Cagliarit u paraqitën në qendrën stërvitore të klubit dhe po kryejnë testet mjekësorë për të parë nëse janë të prekur nga coronavirusi.

Menjëherë më pas pritet që nën urdhrat e trajnerit Walter Zenga të nisin punën fillimisht në mënyrë të diferencuar dhe më pas në grup. /Telegrafi/