Please enter at least 3 characters.

Llapi vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin malazez

2023/01/323269555_742791717190299_8026670137164810428_n.jpg

Llapi ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra elitare nga Kosova është përforcuar në repartin defensivë, pasi ka marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë Aleksandar Milic.

24-vjeçari malazez i bashkohet Llapit pas një eksperience një vjeçare së fundmi te Petrovac në Superligën e Malit të Zi.

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç nënshkruan me Llapin.KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e djathtë, Aleksandar Milic.Milic, i lindur më 24.08.1998 i lindur në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi.Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya.24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, FK Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd./Telegrafi/