Please enter at least 3 characters.

Llapi e shijon fitoren e parë të sezonit, triumfon ndaj Vushtrrisë

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, që ishte triumfi i parë i trajnerit Tahir Batatina për sezonin 2026/17.

Skuadra nga Podujeva zhvilloi një paraqitje dominuese për të fituar me rezultat 0-4.

Arbnor Ramadani me një supergol nga distanca i dha epërsinë Llapit pas vetëm 17 minutave lojë.

Ndërsa, ishte Fiton Ademi që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Malokut (36’).

Llapi vazhdoi me të njëjtin ritëm, për të shënuar edhe dy herë. Talenti Arianit Hasani pas bashkëpunimit me Yahaya (60’) u përkujdes për golin e tretë, kurse fitoren e vulosi Mërgim Cërnaverni pas asistimit të Ramadanit (90').

Me këtë triumf Llapi merr pikët e plota, derisa Vushtrria ende mbetet në kërkim të pikëve të para./Telegrafi/