Please enter at least 3 characters.

Liverpooli ka gati ofertën për kapitenin e Newcastle, Jamaal Lascelles

2018/05/GettyImages-946501426-e1527241747139.jpg
293:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - APRIL 15: Jamaal Lascelles of Newcastle United organises his teams wall for a freekick during the Premier League match between Newcastle United and Arsenal at St. James Park on April 15, 2018 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpool pritet të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të verës.

Synimi i trajnerit Jurgen Klopp është ta përforcojë repartin defensivë.

Virgil Van Dijk duket se ka vendin e sigurt në formacion por po kërkohet një partner për të në qendër të mbrojtjes.

Emri i ri në listën e The Reds është kapiteni i Newcastle United, Jamaal Lascelles.

24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Jamaal Lascelles. (Getty Images)

Përveç paraqitjeve fantastike në mbrojtje, Lascelles ka arritur të shënoj edhe tre gola në Ligën Premier.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool ka gati 25 milionë funte për yllin anglez.

Lascelles sapo ka nënshkruar kontratën e re me Newcastlen deri në vitin 2023.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Chelsea dhe Tottenham. /Telegrafi/