Please enter at least 3 characters.

Lipjani është inkuadruar në Superligën e Kosovës në basketboll

2018/04/Basket.jpg
303:"LAS VEGAS, NV - MARCH 11: A basketball hoop, net and backboard are shown before the championship game of the Pac-12 Basketball Tournament between the Arizona Wildcats and the Oregon Ducks at T-Mobile Arena on March 11, 2017 in Las Vegas, Nevada. Arizona won 83-80. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi basketbollistik i Lipjanit është anëtari i ri i IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Pavarësisht disfatës së pësuar të mërkurën mbrëma nga Kalaja në Prizren, Lipjani është shpallur kampion i Ligës së Parë.

Në këtë mënyrë, kjo skuadër e ka siguruar inkuadrimin në rangun më të lartë të basketbollit kosovar.

KB Lipjani pësoi me rezultat 70-73, por falë fitores në ndeshjen e parë me pesë pikë epërsi (76-71), u shpall kampion i Ligës së Parë.

Ndërkaq, Kalaja e Prizrenit tash do të luajë në 'play-out' kundër Boreas nga Peja.

Përballja e parë mes Boreas dhe Kalasë do të luhet të dielën (29 prill) me fillim nga ora 19:00 në Pejë.

Sipas rregullave, mes skuadrave zhvillohen dy ndeshje, ndërsa nëse të dyja skuadrat e fitojnë nga një takim, tutje vazhdon (inkuadrohet apo mbetet në Superligë) ekipi që  fitoren e vet e ka shënuar me më shumë pikë epërsi. /Telegrafi/