Lionel Messi humb qetësinë – gjuan gjyqtarin me top, duke rrezikuar përjashtimin
31/10/2020
Barcelona po humb pas 45 minutave të para ndaj Alavesit me rezultatin 1-0, me një gol që erdhi pas një gabimi të portierit Neto.
Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi nuk duket aspak i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij dhe në fundin e pjesës së parë humbi edhe qetësin që e karakterizon.
Gjyqtari po vraponte drejt tij, ndërsa argjentinasi goditi me top në drejtim të kryesorit.
Gjyqtari Alejandro Hernández e ndëshkoi vetëm me kartonë të verdhë, por ka mundur që ta përjashtojë.
Një tjetër moment interesant në pjesën e parë ishte edhe një goditje e dënimit e gjuajtur nga Leo Messi.
Alaves futi të gjithë 10 futbollistët dhe portierin në rrezen e golit. /Telegrafi/


