Lionel Messi feston ditëlindjen e 34-të, bashkëlojtarët te Argjentina e zgjuan nga gjumi dhe e uruan në mënyrë speciale
24/06/2021
Lionel Messi, futbollisti i Kombëtares së Argjentinës dhe Barcelonës sot feston ditëlindjen e 34-të.
Ai aktualisht gjendet në grumbullim me Kombëtaren e Argjentinës në Copa America.
Gjatë mbrëmjes, bashkëlojtarët argjentinas ia prishin gjumin për t’ia uruar ditëlindjen.
Të gjithë lojtarët u futen në dhomën ku Messi e ndanë së bashku me lojtarin, Kun Aguero.
Me një ëmbëlsirë të vogël në dorë dhe me një qiri, ata të gjithë e uruan legjendën argjentinase.
Ata sollën me vete disa qese me dhurata, të cilat ishin tejet interesante.
Dikush i solli ujë, dikush mjaltë, e dikush tjetër pije alkoolike, gjëra që ishin të tyre dhe i kishin marr me vete në grumbullim. /Telegrafi/


