Linjë e re inovative e probiotikëve - Vitalia
Ushqim i gjeneratës së ardhshme për ekuilibrin e brendshëm Mënyra moderne e jetesës sjell sfidat e veta, ndër të cilat është edhe një dietë jo e shëndetshme. Si rezultat, problemet shëndetësore si shtimi në peshë, diabeti, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe çrregullimet mendore po bëhen më të zakonshme. Vitet e fundit, ka pasur një rritje të kërkimeve për sistemin tretës, gjë që konfirmon rëndësinë e mbajtjes së një mikroflore të ekuilibruar të zorrëve, si dhe domosdoshmërinë e konsumimit të probiotikëve. Trakti ynë gastrointestinal është shtëpia e triliona mikroorganizmave (baktereve të mira) që luajnë një rol kyç në ruajtjen e shëndetit tonë. Ato gjithashtu ndihmojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe kanë një rol pozitiv në disa sëmundje, si alergjitë dhe funksioni njohës. Tretja e duhur dhe ruajtja e një mikroflore të ekuilibruar të zorrëve janë baza për një organizëm të shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse marrja e rregullt e probiotikëve në dietën e përditshme është jashtëzakonisht e rëndësishme. Por çfarë janë saktësisht probiotikët dhe si ndikojnë në shëndet? Probiotikët janë baktere të mira që kanë një efekt pozitiv në organizëm dhe e ndihmojnë atë të funksionojë siç duhet. Ato ruajnë ekuilibrin e trupit, duke ndikuar pozitivisht në problemet e tretjes si: gazrat, fryrjet, dhimbjet, ngërçet dhe diarreja. Së fundmi në tregun kosovar është lansuar një produkt i ri i PROBIOTIKËVE duke pasuruar ofertën e këtij lloji në vend.Bëhet fjalë për linjën e re probiotike të Vitalia, e cila përbëhet nga: Biskotat me tërshërë probiotike dhe tërshëra probiotike, të cilat janë burim proteinash dhe fibrash bimore dhe nuk përmbajnë sheqerna të shtuar. Më shumë se 3 miliardë probiotikë dhe 5 baktere të ndryshme të mira për sistemin tretës përmbahen në linjën probiotike Vitalia, prandaj këto produkte hyjnë në kategorinë e "superushqimeve." Tërshëra PROBIOTIC e Vitalias është një zgjedhje e shkëlqyer për të nisur ditën, sepse janë të shijshme, të shëndetshme dhe në kombinim me kos përfaqësojnë një mëngjes që do t'ju bëjë të ndiheni të ngopur dhe më të lehtësuar. Ato janë në dispozicion në dy shije të ndryshme: 1.Kombinim i kokosit, frutave të pyllit dhe çokollatës së bardhë; dhe
2.Një kombinim i farave quinoa, mjedër dhe chia.


