Please enter at least 3 characters.

Lingard sqaron çdo dilemë, publikon një fotografi të përbashkët me Pogban

2019/07/PaulPogbaLingard-e1562777121210.jpg
308:"HULL, ENGLAND - JANUARY 26: Paul Pogba of Manchester United (6) celebrates with Jesse Lingard (14) as he scores their first goal during the EFL Cup Semi-Final second leg match between Hull City and Manchester United at KCOM Stadium on January 26, 2017 in Hull, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Jesse Lingard e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Paul Pogban, si një reagim ndaj thashethemeve për mosmarrëveshje mes dy lojtarëve të Manchester Unitedit.

Të hënën ishte publikuar një fragment i një xhirimi nga turneu i Djajve të Kuq në Australi, ku dukej sikur dy lojtarët po ziheshin me njëri-tjetrën, ndërkohë që Victor Lindelof ndërhynte për t'i qetësuar.

Megjithatë, më pas u publikua videoja e plotë që tregonte se ishte një bisedë e zakonshme mes tyre që shoqërohej me të qeshura.

Dhe për t'i dhënë fund çfarëdolloj dyshimi, Lingard e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke u stërvitur pikërisht me Pogban.

Fotografia është realizuar në Australi, ku Unitedi ndodhet për stërvitjet parasezonale, ndërkohë që vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e mesfushorit francez, i cili lidhet me Real Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/