Please enter at least 3 characters.

Liberta Spahiu vesh rrobat e babait të saj

2019/05/60709940_2087304164900985_3212315478136395984_n-e1558740913407.jpg

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, është një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa mundohet t'i bëjë më atraktive postimet e saj përmes mbishkrimeve interesante.

Së fundmi, ajo ka pozuar e veshur me një kostum të zi me vija të bardha, të cilin thotë se është i babait të saj.

"Kështu është kur e ke babanë mashkull elegant, ia vesh rrobat", ka shkruar Liberta në njërën prej fotografive.

Ajo përndryshe shquhet për paraqitjet e saj me stil, teksa rrëmben gjithmonë vëmendjen e shikuesve të emisionit të saj.

Të shumta janë edhe pëlqimet dhe komentet që bukuroshja Spahiu merr nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/