Please enter at least 3 characters.

LG para Samsung dhe të tjerëve me Android 5.0 Lollipop

2016/01/lg-para-samsung-dhe-t-euml-tjer-euml-ve-me-android-5-0-lollipop_hd.jpg

Sidoqoftë, LG përmendi se përditësimi me versionin më të ri të sistemit operativ Android do të ofrohet fillimisht për përdoruesit në Poloni, ndërsa përdoruesit e tjerë në tregjet e tjera kryesore duhet të presin për të marrë Android 5.0 Lollipop "në të ardhmen e afërt."

Pas këtij njoftimi, duket se LG është prodhuesi i parë që zyrtarisht t'i bashkëngjitet versionit më të ri të Android, 5.0 Lollipop, si një prodhues i linjës së telefonave jo-Nexus, apo Google Play Edition.

Më parë gjatë javës, në internet u shfaqen disa pamje që tregojnë Lollipop duke punuar në G3, kështu që ndoshta lajmi i mbërritjes së versionit të ri të platformës mobile të Google në këtë telefon, nuk duhet të na habisë.

Prodhuesit e tjerë që së shpejti duhet të sjellin Lollipop për modelet e zgjedhura të telefonave të tyre përfshijnë emrat e mëdhenj sikurse Samsung, Sony Ericsson, HTC dhe Motorola. (Telegrafi)