Please enter at least 3 characters.

LDK në Gjilan sërish kritikon Hysenin për ekskursionet: Subvencionet s’e shpëtojnë nga humbja

2024/08/ldk-dega-ne-gjilan.jpg

Komuna e Gjilanit ka rikthyer organizimin e ekskursioneve për nxënësit e shkollave të mesme, me ç’rast vendimi ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe kundërshtime nga opozita komunale.

Si rrjedhojë, LDK, dega në Gjilan, nënshkrimin e kontratës nga kryetari Hyseni e ka cilësuar si frikë nga humbja e pushtetit në tetor të këtij viti. Sipas tyre, kjo dëshmon karakterin e tij oportunist dhe hipokrit.

“I gjendur nën presionin e situatës së pafavorshme dhe përballë vendosmërisë e propozimit të LDK-së në Kuvendin Komunal për subvencionimin e maturantëve, ai jo vetëm që i ka lejuar ekskursionet, por tani edhe po i subvencionon”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK i drejtohet kryetarit Hyseni duke thënë se asnjë lloj subvencioni nuk do ta shpëtojë atë nga humbja në tetor. /Telegrafi/