Please enter at least 3 characters.

Land Rover nisë gjeneratën e re të makinave SUV me modelin Velar (Foto)

2017/02/Land-Rover-nisë-gjeneratën-e-re-të-makinave-SUV-me-modelin-Velar-foto.jpg

Kompania britanike Land Rover, e ka krijuar një SUV të ri, duke u bazuar në dukjen e modeleve Evoque dhe Sport.

Makina e re që quhet Range Rover Velar, është gjenerata e parë e këtij lloji dhe pritet të ketë shumë veçanti, transmeton Telegrafi.

Pos që do të trashëgojë pamjen dhe qëndrueshmërinë e modeleve bazë, pritet të jetë i aftë për terrene të vështira, derisa është shumë komod dhe i përshtatshëm për familje.

Megjithëse nuk është bërë e ditur se çfarë do të ketë nën kapak apo cila është shpejtësia që e arrin, Land Rover ka njoftuar se të gjitha detajet do t’i bëjë të ditura me një mars.

Në fotografinë e postuar më poshtë, shihet një krahasim mes dy modeleve bazë dhe asaj që pritet të krijohet. /Telegrafi/