Please enter at least 3 characters.

Lampard përpilon formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier (Foto)

2017/03/FrankLampardChelseavSwanseaCityPremierVc7NdKqgNbKx-e1488877407504.jpg

Frank Lampardi ka futur pesë lojtarë të Chelseat në formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier, por Alexis Sanchez nuk është pjesë e tij, edhe pse kiliani po kalon në formë të mirë.

Cesar Azpilicueta, David Luiz, N’Golo Kante, Eden Hazard dhe Diego Costa janë lojtarët e Bluve të zgjedhur nga legjenda e londinezëve.

Në formacion nuk është edhe sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, pasi në sulm janë dyshja Costa dhe Harry Keane.

Në portë është David De Gea, ndërsa më poshtë keni formacionin e plotë.

Aktualisht Chelsea është në vendin e parë me 66 pikë, dhjetë më shumë se Tottenhami./Telegrafi/