Please enter at least 3 characters.

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare

2024/09/komunikacioni.jpg
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej 15 Prill, seksionet rrugore Ohër – Resnje përmes Parkut kombëtar të Galiçicës është hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3,5 ton.