Lakers vazhdojnë me fitore, Golden State befasohet në shtëpi nga Chicago
Një natë spektakolare u zhvillua në parketet e NBA-së, e cila u dominua nga një performancë historike e Bam Adebayo për Miami Heat.
Adebayo realizoi plot 83 pikë në fitoren e Miami Heat ndaj Washington Wizards me rezultatin 150:129. Kjo është performanca e dytë më e mirë në historinë e NBA-së në një ndeshje të vetme, duke kaluar 81 pikët e Kobe Bryant dhe duke mbetur vetëm pas rekordit legjendar prej 100 pikësh të Wilt Chamberlain, të vendosur në vitin 1962.
Një fitore të rëndësishme arriti edhe Los Angeles Lakers, që mposhtën Minnesota Timberwolves me rezultatin 120:106.
Ylli slloven Luka Doncic zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke regjistruar triple-double me 31 pikë, 11 ribaunde dhe 11 asistime. Ndërkohë, Austin Reaves kontribuoi gjithashtu me 31 pikë për ekipin fitues.
Befasia më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Chicago Bulls, që triumfuan ndaj Golden State Warriors me rezultatin 130:124 pas kohës shtesë. Kjo ishte edhe ndeshja më dramatike e natës dhe e vetmja që u vendos në overtime.
Rezultatet:
Philadelphia – Memphis 139:129
Atlanta – Dallas 124:112
Brooklyn – Detroit 100:138
Miami – Washington 150:129
Houston – Toronto 113:99
Milwaukee – Phoenix 114:129
San Antonio – Boston 125:116
Golden State – Chicago 124:130
Portland – Charlotte 101:103
Sacramento – Indiana 114:109
LA Lakers – Minnesota 120:106


