Please enter at least 3 characters.

Lagjja e Spitalit në Prishtinë pa ujë të pijshëm

2017/06/pa-uje_6394.jpg

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina ka bërë të ditur se banorët e lagjes së Spitalit, tash për tash janë pa ujë të pijshëm, për shkak të një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën " Holgen Petersen".

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.

Furnizimi me ujë rikthehet pas përfundimit të sanimit. /Telegrafi/