Please enter at least 3 characters.

Kylie Jenner konfuzon sërish fansat, nxit spekulimet se është fejuar me Travis Scott

2019/01/k4-1-e1548251730728.jpg
266:"NEW YORK, NY - MAY 07: Travis Scott and Kylie Jenner attend the Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala at The Metropolitan Museum of Art on May 7, 2018 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Huffington Post)
32:"Getty Images for Huffington Post

Kylie Jenner përsëri ka ndezur zërat se është martuar me Travis Scott.

21-vjeçarja mori vëmendjen e të gjithëve teksa publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin"extraño a mi esposo".

Titulli spanjoll përkthehet në "Më mungon burri im" - duke nxitur kështu spekulime se ajo dëshiron të kthehet te i dashuri i saj, Travis Scott.

Kërë muaj, Kylie konfuzoi fansat kur publikoi një imazh përmes së cilit shfaqet një unazë në gishtin e saj.

Ajo e kishte shoqëruar këtë fotografi me emoji zemre, por disa fansa e vunë re unazën e madhe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak javë më parë, i dashuri i saj prej dy vjetësh, Travis Scott, i tha "Rolling Stone" se ishte duke menduar sërish për martesë.

"Ne do të martohemi së shpejti", tha Scott muajin e kaluar. "Unë duhet të bëhem i fortë, duhet t'i propozoj në një mënyrë të zjarrtë".

Ndërkohë, vazhdimisht qarkullonin spekulime se Travis dhe Kylie janë fejuar fshehurazi.

Jenner lindi fëmijën e parë, vajzën Stormi, më 1 shkurt 2018, dhe fotografia e parë me të bijën ishte ndër më të pëlqyerat në rrjetin social Instagram (aktualisht renditet e dyta).

Kylie gjithashtu zbuloi kohët e fundit se shtatzënia e katërt e Kim Kardashian ishte 'duke ndikuar shumë' në planet për fëmijën e saj të dytë.

Nëse një fejesë e mundshme e Kyliet në të ardhmen, mund të shkaktojë një përçarje brenda klanit Kardashian, pasi vet Khloe Kardashian deklaroi javë më parë se 'urren' mendimin që Kylie mund të martohet para saj. /Telegrafi/