Please enter at least 3 characters.

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e fundjavës

2016/05/largea_vranesira1461217920.jpg

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobët shiu deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s. Java e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë me temperatura maksimale mbi 22 gradë Celsius, por edhe rigat e shiut do të jenë prezente”, thuhet në njoftimin e IHMK. /Telegrafi/