Please enter at least 3 characters.

Kurti shtron iftar për myftiun Naim Tërnava

2023/04/ZKP-ZKM-13-4-2023-1-1.jpg

Kryeministri Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.

I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë.

Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë.