Please enter at least 3 characters.

Kurse pa pagesë për mësimin e gjuhës ruse në universitetin "Kirili dhe Metodi"

2016/01/p-euml-r-universitetin-ldquo-kirili-dhe-metodi-rdquo-shqiptar-euml-t-jan-euml-t-euml-ldquo-paduksh-euml-m-rdquo_hd.jpg

Qendra ruse pranë universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", në Shkup, në ndërtesën e rektoratit sot, do të mbajë orën e parë nga kursi pa pagesë për mësimin e gjuhës ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve, siç paralajmëruan organizatorët do të drejtohet rektori i universitetit, Nikolla Jankullovski dhe ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Nikollaeviç Shçerbak.

Në këtë konkurs janë paraqitur rreth 1000 vetë. Me qëllim mësimin e gjuhës ruse me stanadarde të larta, qendra ruse pranë universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", do të mbajë kurse me tre turne deri në fund të vitit akademik./Telegrafi/