Please enter at least 3 characters.

Kunata e Bebe Rexhës, shqiptarja Dorina Papraniku po konkurron për "Miss New York" në ShBA

2021/08/MISSSSS.jpg

Në mesin e shumë garueseve për më të bukurën e New Yorkut, sivjet është edhe një shqiptare.

Bëhet fjalë për Dorina Prapanikun, e cila është një nga garueset në konkursin e bukurisë “Miss New York USA 2021”.

Por Dorina nuk është tërësisht e panjohur për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo pasi ajo është kunata e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Bukuroshja shqiptare është prej kohësh në lidhje me vëllain e këngëtares, Florentin, dhe i bie të jetë nusja e vetme në familjen Rexha.

Vet artistja e shumë hiteve tregoi mbështetjen e saj për kunatën në eventin e bukurisë, “Miss New York USA 2021”, duke publikuar disa imazhe të saj në InsatStory.

Disa prej këtyre imazheve, Bebe Rexha i ka shoqëruar edhe me flamurin kombëtar, duke treguar kështu mbështetjen e madhe për patrioten e saj shqiptare, e cila mund të jetë njëra nga fitueset e kurorës së New Yorkut.

Bebe Rexha ka treguar se ruan një raport shumë të mirë me nusen e vëllait të saj, teksa kanë publikuar herë as here imazhe të përbashkëta në rrjetet sociale.

Gjatë qershorit, ato madje edhe ishin me pushime së bashku në brigjet amerikane.

Eventi i “Miss New York USA” do të mbahet nga data 18-20 gusht në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë mund të votojnë për bukuroshen shqiptare përmes uebfaqes zyrtare të konkursit të bukurisë. /Telegrafi/