Please enter at least 3 characters.

Kuka zbulon përgatitjet e xhudisteve

2016/01/kuka-zbulon-p-euml-rgatitjet-e-xhudisteve_hd.jpg

Xhudistet nga Kosova po përgatiten për garën më të rëndësishme të këtij viti.

Trajneri Driton Kuka, tregon për përgatitjet dhe për synimet që ka ai me xhudisten kosovare Majlainda Kelmendi.

“Me Majlinda Kelmendin caku ynë janë lojërat në 'Rio 2016', sepse ajo ka të gjithë titujt e fituara. Po përgatitemi shumë mirë”, tha përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka.

Kujtojmë që përpos Majlindës në ‘Rio 2016’, shpresë për medalje japin edhe xhudistët tjerë si Nora Gjakova apo Distria Krasniqi. /Telegrafi/