Please enter at least 3 characters.

KUJTESË

2019/03/Paul-Johann-Ludwig-von-Heyse-e1552815588367.jpg

Poeti nga: Paul Johann Ludwig von HeysePërktheu: Maksim Rakipaj

Me zjarr të puthësh dhe pa drojtje,
Çdo puthje, të fundit mendoje!
Çdo puthje m’e nxehtë se zjarri,
Se nuk vonon, na pret veç varri!

Se shpirtrat bashkë fërgëllojnë,
Dhe kohën fare e harrojnë!
Gjersa nuk je ndarë nga jeta,
Përse të kesh frikë nga vdekja?