Please enter at least 3 characters.

Kujdes: Sonte priten rreshje të rrëmbyeshme në Maqedoni

2017/05/Moti-26-maj-2017.jpg

Sot pasdite, gjegjësisht në orët e mbrëmjes, në shumë vende në Maqedoni, moti do të jetë jo i qëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Meteorologët paralajmërojnë se edhe në pellgun e Shkupit, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë kushte për shi me intensitet të madh dhe erë e fortë.

Edhe nesër do të ketë kushte për mot të ligë me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima do të ketë në pjesën jugore të vendit, veçanërisht në gjysmën e parë të ditës.

Pas ditës së nesërme, ditët në vijim do të ketë mot të qëndrueshëm, me diell dhe nxehtë. /Telegrafi/