Please enter at least 3 characters.

Ku qëndrojnë aktualisht bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit?

Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit po përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur pas një shtyrjeje që bëri që zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance të anulonte udhëtimin në Zvicër.

Këto bisedime teknike ishte planifikuar të nisnin të premten, por u shtynë papritur pas përshkallëzimit të sulmeve vdekjeprurëse mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Palët tani kanë rinovuar armëpushimin e tyre të brishtë, i cili në disa raste ka rrezikuar edhe procesin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit.

Izraeli është përballur me kritika në rritje nga aleati i tij më i fortë, shkruan cnn.

Si JD Vance ashtu edhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë kritikuar ofensivën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Liban gjatë periudhës së bisedimeve për paqe.

Megjithatë, së fundmi Trump deklaroi se marrëdhënia e tij me Netanyahun mbetet e fortë.


“Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me Bibin”, tha ai për NBC të premten. “Ndonjëherë thjesht duhet të qetësohesh dhe të përdorësh mendjen”, shtoi ai.

I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff po udhëton tani drejt Zvicrës, sipas një zyrtari amerikan, ndërsa pritet që t’i bashkohet edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner.

Witkoff dhe Kushner më herët kishin udhëhequr negociatat me Iranin për arritjen e memorandumit fillestar të mirëkuptimit.

Ende nuk është e qartë se kur do të rifillojnë bisedimet, por ato pritet të zhvillohen në resortin malor zviceran Bürgenstock.

Të premten, Ministria e Jashtme e Zvicrës njoftoi se “puna përgatitore përkatëse në Bürgenstock po vazhdon”.

Negociatorët përballen me një afat prej 60 ditësh për të arritur një marrëveshje përfundimtare. /Telegrafi/