KSHZ hedh short, i publikon numrat rendor të partive për zgjedhjet e parakohshme
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme, përmes shortit publik e ka konfirmuar renditjen e partive nëpër fletvotime.
Sipas shortit të KSHZ-së, partitë do t'i kenë këto numra:
1 - Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)
2 - Partia Politike Demokrate
3 - LSDM dhe koalicioni "Mundemi"
4 - E majta
5 - Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
6 - Zëri për Maqedoninë
7 - Unioni Demokratik Qytetar
8 - Integra
9 - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)
10 - Unioni social-demokrat
11 - Asnjëherë e veriut, vetëm Maqedoni - Maqedonia e Vetme
12 - Partia e punës MORO
13 - Partia popullore e Romëve
14 - OBRM-PDUKM dhe koalicioni "Për ripërtëritjen e Maqedonisë".
Nga KSHZ thanë se shorti për numrat ka qenë detyrim i tyre ligjor dhe do të vazhdojnë me punën e tyre, derisa nuk vendoset ndryshe.
Ndryshe, zgjedhjet e planifikuara për më 12 prill, u anuluan për shkak të përhapjes së coronavirusit./Telegrafi/


