Please enter at least 3 characters.

Kryeziu kërkon paraqitje pozitive ndaj Ukrainës (Foto)

2016/10/hekuran-kryeziu.jpg

Hekuran Kryeziu e ka cilësuar si shumë të rëndësishme sfidën e nesërme(diel) ndaj Ukrainës.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosova ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur për ndeshjen ndaj Ukrainës, ku pret paraqitje pozitive nga Kosova.

“Ndeshje tjetër e rëndësishme na pret nesër ndaj Ukrainës”, ka shkruar fillimisht Kryeziu në profilin e tij në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.

“Shpresojmë në një paraqitje pozitive. Forca Kosova”, ka përfunduar mesfushori kosovar.

Ndryshe, mesfushori i Luzernit ishte njëri nga të vetmit me paraqitje pozitive në humbjen e thellë ndaj Kroacisë. /Telegrafi/