Please enter at least 3 characters.

Kryebashkiaku i Johanesburgut Jolidee Matongo vdes në një aksident me makinë

2021/09/w-e1632072395461.jpg
449:"JOHANNESBURG, SOUTH AFRICA - SEPTEMBER 07: CoJ Mayor Matongo at the 2nd annual commemoration of the International Day Of Clean Air For Blue Skies on September 07, 2021 in Johannesburg, South Africa. The event endeavors to raise public awareness at all levels?individual, community, corporate and government?that clean air is important for health, productivity, the economy and the environment. (Photo by Sharon Seretlo/Gallo Images via Getty Images)
29:"Gallo Images via Getty Images

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i ka bërë homazhe kryetarit të ri të Johanesburgut, pas vdekjes së tij në një aksident automobilistik në moshën 46 -vjeçare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jolidee Matongo kishte bërë fushatë me zotin Ramaphosa para aksidentit.

Automjeti i tij u përplas me një furgon ndërsa përpiqej të shmangte një këmbësor që kishte vrapuar në rrugë, raportojnë mediat lokale.

Këmbësori dhe shoferi i automjetit tjetër gjithashtu vdiqën, ndërsa dy truprojat e Matongo po trajtohen në spital për plagët e tyre.

Matongo u bë kryebashkiak më 10 gusht pas vdekjes së paraardhësit të tij nga komplikimet e shkaktuara si pasojë e Covid-19.

Mediat lokale raportojnë se ai ishte biri i një emigranti nga Zimbabwea dhe kishte qenë një aktivist politik në Afrikën e Jugut që në moshën 13 vjeçare, duke bërë fushatë kundër aparteidit - një sistem i legalizuar racizmi që ishte në atë kohë. /Telegrafi/