KRU "Prishtina" fton konsumatorët të paguajnë borxhet për shërbimet e ujit
11/02/2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka ftuar konsumatorët të paguajnë borxhet për shërbimet e ujit.
Në njoftim thuhet se do të ketë ndëshkime për ata që nuk paguajnë.
"Ftojmë konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara , që në afat sa më të shkurtë t'i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit. Ndëshkimet për mospagesë: shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat. Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt", thuhet në njoftim
Po ashtu, theksohet se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale./Telegrafi/


