Please enter at least 3 characters.

KRU "Mitrovica" shpall konkurs pune për dy pozita të lira

2024/10/291367287_507551171170621_5079535212338360114_n-3.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” sot ka shpallur konkurs pune për dy pozita të lira.

Sipas njoftimit, kërkohen një drejtor komercial dhe një zyrtar/e në prokurorim, shkruan Telegrafi.

Në pozitën e drejtorit komercial puna provuese do të jetë gjashtë muaj, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është tre vjeçare me mundësi vazhdimi.

Në pozitën e zyrtarit/es në prokurorim është njësoj, puna provuese do të jetë gjashtë muaj, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është tre vjeçare me mundësi vazhdimi.

“Inkurajojmë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/