Please enter at least 3 characters.

KRU Gjakova njofton për punimet e rregullimit të defekteve në disa lagje

Ekipet teknike të KRU Gjakova janë duke punuar aktualisht për sanimin e një defekti në fshatin Qerim.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, një tjetër intervenim i ekipeve të mirëmbajtjes po zhvillohet në lagjen Shehu, Damjan, ku po punohet gjithashtu për rregullimin e defektit të rrjetit.



KRU Gjakova bën të ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë për të siguruar funksionimin normal të furnizimit me ujë për të gjitha zonat e prekura./Telegrafi/