Please enter at least 3 characters.

Kroacia edhe sot goditet nga tërmeti – për të tretën ditë radhazi

2020/12/f34ae778-f97c-49b3-8bc8-d0c5a1d51ee1.jpg

Një tërmet i ri me fuqi prej 4.1 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm, për të tretën ditë radhazi, zonën e Petrinja në Kroaci.

Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u thirrur në raportimet nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, tërmeti u regjistrua 42 kilometra në lindje të Zagrebit dhe 16 kilometra në jugperëndim të Sisak.

Kujtojmë se banorët e Petrinjës nuk fjetën të qetë as natën e kaluar kur kjo zonë u godit nga disa tërmete më të dobëta.

Sipas të dhënave, më shumë se 20 tërmete u regjistruan në këtë hapësirë, vetëm nga mesnata në 7 të mëngjesit të ditës së sotme. /Telegrafi/