Please enter at least 3 characters.

Kosumi merr vlerësime të larta nga instruktorët e arbitrave të FIFA-së

2016/01/kosumi-merr-vler-euml-sime-t-euml-larta-nga-instruktor-euml-t-e-arbitrave-t-euml-fifa-s-euml_hd.jpg

Besfort Kosumi, arbitri i ri prishtinas ka marrë vlerësimet maksimale në seminarin e FIFA-së të organizuar në Tiranë për arbitrat elitar.

Në mesin e 30 pjesëmarrësve, veç Kosumit nga Kosova ka qenë edhe arbitri tjetër i ri, Genc Nuza. Pas ligjëratave dhe testimeve disa ditore, Kosumi ka marrë vlerësimin maksimal, duke qenë i pari i ranguar nga të gjithë, ndonëse në radhët e pjesëmarrësve kanë qenë edhe arbitra me stemën e FIFA-së nga kampionati shqiptar.

Kosumi nga 20 rastet kontestuese të paraqitura ka dhënë përgjigjen e saktë për 17-të prej tyre, gjë që e ka bërë vlerësimin e tij maksimal nga ish-arbitri i njohur i Ligës Premier, Steve Bennett.

Nuza është vlerësuar për përgatitjen e tij fizike. /Sporti1/Telegrafi/