Please enter at least 3 characters.

Kosova fton Paqaradën

2016/01/kosova-fton-paqarad-euml-n_hd.jpg

Lajmin e ka bërë të ditur klubi aktual i lojtarit kosovar, Sandhausen, përmes ueb-faqes zyrtare, duke treguar se lojtari do të lirohet disa ditë.

Mbrojtësi i majtë ftohet në Përfaqësuese nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, për herë të dytë. Ai pritet të grumbullohet me ekipin më 2 shtator, ndërsa mund të ketë edhe minutazh, në duel me Burkina Fason.

Për këtë ndeshje, ftesë zyrtare ka marrë edhe portieri i Prishtinës, Visar Bekaj. Bunjaku është duke ua dërguar ftesat një nga një futbollistëve, në klubet përkatëse. Ekipi kosovar pritet të grumbullohet në ditët e para të shtatorit.