Koreografia fantastike e tifozëve të Milanit në 120 vjetorin e klubit: Gjithmonë me ju, 120 vite pasion
226:"MILAN, ITALY - DECEMBER 15: The AC Milan fans show their support before the Serie A match between AC Milan and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on December 15, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Tifozët e Milanit me shall në duar (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
15/12/2019
Klubi i madh italian, Milani sot (e diel) feston 120 vjetorin e themelimit të klubit.
Rossonerët kanë mbushur 120 vite jetë, pasi u themeluan më 15 dhjetor të vitit 1899.
Ky vit jubilar vjen në një kohë jo pozitive për Milanin, pasi kuqezinjtë nuk janë në formën më të mirë në vitet e fundit.
Megjithatë, tifozët e klubit asnjëherë nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe kanë qenë gjithmonë në përkrahje të tyre.
Një gjë të tillë e kanë treguar edhe sot në takimin në shtëpi ndaj Sassuolos.
Tifozët e Milanit kishin krijuar një koreografi fantastike, ku i gjithë stadiumi ishte i veshur me shall të kuqe.
"120 vite pasion", ishte shënimi në shallët e tifozëve.
Ndërsa në banerin kryesor të tifozëve shkruante: "Gjithmonë do të jemi së bashku me ju". /Telegrafi/


