Please enter at least 3 characters.

Kontrabandë me mallra në vlerë 30 mijë euro, dy të dyshuar në procedurë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore dhe Njësitin Anti-Kontrabandë të Doganave, ka zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 30 mijë euro.

Operacioni u zhvillua në Pejë, në bazë të urdhrave të Gjykatës Themelore.

Gjatë kontrollit në një subjekt afarist, zyrtarët konfiskuan:

684 cigare elektrike,

1.400 gram duhan të grirë,

94 shije për cigare elektrike,

1.016 filtra për cigare elektrike,

8 kg shije për shisha,

6.675 cigare të llojeve të ndryshme,

94 cigare PURO.

Kontrolli në shtëpinë e të dyshuarve nxori gjithashtu:

38.200 cigare të kontrabanduara,

36.200 filtra për cigare elektrike,

853 filtra për shishë elektrike.

Sipas vlerësimit të Doganës, vlera totale e mallrave arrin rreth 30 mijë euro.

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy personat e dyshuar do të përballen me kallëzim penal dhe procedurat ligjore përkatëse./Telegrafi.