Please enter at least 3 characters.

Kontrabandë me duhan në Zubin Potok, Policia arrin ta konfiskoj mallin

2023/12/404309634_1046673983203723_6234617241989483158_n.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandës me duhan në veri të vendit.

Lajmin për Telegrafin  e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Rreth orës 16 e 30 në Zubin Potok kemi hasur në kontrabandë me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në doganë”, ka konfirmuar Elshani.

Deri më tani nuk ka të arrestuar nga rasti.