Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës: Mos kaloni në segmentin e rrugës "Agim Ramadani", po punohet në asfaltim

2020/08/komuna-e-prishtines-1000x500-1-852x460-1-730x440-1.jpg

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se segmenti i rrugës “Agim Ramadani” prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Eqrem Çabej”, në kryeqytet sot do të jetë i mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.

Sipas tyre, kjo ndodh për arsye se gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor.

“Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/