Komuna e Podujevës do ta padisë KEDS-in
19/08/2014
Veliu ka thënë për Gazetën Tribuna se shtyllat e betonit dhe orët elektrike janë duke u vendosur pa marr leje përkatëse. “Vendosja e shtyllave të betonit nga KEDS-i është duke u bërë pa lejen e komunës dhe pa pëlqimin tonë”.
Ai thekson se ka shumë probleme që me KEDS-in kanë mbetur të pa zgjidhura. Sipas tij, vendosja e shtyllave të betonit janë duke e zënë vendin nëpër trotuare. I pari i Podujevës ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e padisë ndaj KEDS-it, dhe është duke e shqyrtuar këtë mundësi. /Telegrafi/


