Koalicioni për Familjen, të gatshëm për zgjedhje: Do marrim pjesë kurdo që ato të mbahen
Kryetari i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ka reaguar pas situatës politike të krijuar në vend, ku sërish dështoi formimi i institucioneve.
Koalicioni për Familjen sikurse edhe PDK, LDK, AAK e Nisma kanë deklaruar se janë të gatshëm për zgjedhje.
Këtë e bëri të ditur Rrahmani përmes një videomesazhi në profilin e tij.
“Si grup-deputetësh të Koalicionit për Familjen po shpallim vendimin tonë që të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare kurdo që ato të mbahen”, ka deklaruar Rrahmani.
Ai ka shtuar se kauza e tyre për mbrojtjen e familjes shqiptare u përkrahë nga mbi 20 mijë qytetarë dhe se kho kauzë nuk do të ndalet.
“Tani kemi edhe vlerësimin tuaj real, votën tuaj dhe ajo na obligon që të jemi të hapur e bashkëpunues me të gjitha forcat politike që e duan të mirën e vendit”, ka theksuar Rrahmani.
Ai tha se janë të gatshëm për bashkëpunim parazgjedhor me të gjitha partitë parlamentare. /Telegrafi/


