Please enter at least 3 characters.

Klopp: Në fushë ishin dy skuadra cilësore, por ndeshja u vendos nga anësori

2018/02/Jurgen-Klopp-e1517816501931.jpg
261:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 04: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool gives his team instructons during the Premier League match between Liverpool and Tottenham Hotspur at Anfield on February 4, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp u shfaq mjaft i irrituar me gjyqtarët pas barazimit 2-2 të Liverpoolit me Tottenhamin në Anfield.

Trajneri gjerman i Reds deklaroi se rezultati u ndikua nga gabimet e gjyqtarëve, kryesisht të anësorit, i cili, sipas tij, dha dy 11-metërsha të paqenë për miqtë.

“Ishin në fushë dy skuadra shumë cilësore, që kërkonin me çdo kusht fitoren, por rezultati u vendos nga vendimet e gjyqtarit anësor. Si gjithmonë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë atë që ndodhi. Kjo është e gjitha.”

Duke i analizuar në detaje të dy episodet, Klopp u mundua të shpjegonte se gjyqtari e ka penalizuar shumë skuadrën e tij.

“Mos mendoni se gjyqtari erdhi te unë për të më thënë: “Më vjen keq, bëra një gabim te penalltia e parë”. Sepse ishte një pozicion jashtë loje i qartë. Nuk e di se çfarë diskutuan kryesori dhe anësori".

"Në penalltinë e dytë duket që Virgil van Dijk e ka prekur Lamelan, por të gjithë e dimë që Lamela e kërkoi vetë kontaktin. Kjo është situata. E di që do të thonë se kishte prekje, por gjatë pjesës së parë pati kontakte shumë më të forta dhe nuk na është dhënë asnjë goditje e lirë”, ka shtuar Klopp.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është Southamptonit. /SS/