Please enter at least 3 characters.

Klauzola interesante e portierit argjentinas që ndërlidhet me Lionel Messin

2020/06/Nahuel-Guzman-2-e1591019019348.jpg
275:"TORREON, MEXICO - FEBRUARY 16: Nahuel Guzman of Tigres celebrates during the 6th round match between Santos Laguna and Tigres UANL as part of the Torneo Clausura 2020 Liga MX at Corona Stadium on February 16, 2020 in Torreon, Mexico. (Photo by Manuel Guadarrama/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri argjentinas, Nahuel Guzman, ka një pikë interesante në kontratën e tij, e cila do t’ia lejonte kalimin te Newell's Old Boys, por me kusht që Lionel Messi t’i bashkohej atij.

34-vjeçari ka luajtur për skuadrën argjentinase para se të transferohej te Tigres në vitin 2014, ndërsa në bazë të marrëveshjes, ai mund të kthehet nëse kthehet edhe superylli i Barcelonës.

“Kur ia propozova klauzolën (Tigres), më thanë se do ta përfshinin. Do të gëzohesha nëse do të ndodhte, sepse Messi dëshiron (të ndodhë) dhe është i motivuar që të luajë në Argjentina, megjithëse është vështirë që ta imagjinosh”.

(Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë i kemi situatat në familjet tona dhe mendoj se është edhe çështja e ekspozimit”, ka deklaruar Guzman për TyC Sports.

Messi, i cili ka luajtur me portierin te kombëtarja e Argjentinës, ka qenë pjesë e Newell's Old Boys si fëmijë, para se të kalonte te Barcelona në vitin 2001, si 13 vjeçar. /Telegrafi/