Kjo pajisje e përditshme ka më shumë baktere se ulësja e tualetit tuaj
Një gjë që shpesh neglizhohet gjatë pastrimit të shtëpisë është diçka që edhe pastruesit më të kujdesshëm mund ta harrojnë: telefoni i juaj.
Telefoni juaj i ndotur — apo edhe një telefon fiks i përbashkët ose telefoni në zyrë — mund të jetë një mjedis ideal për bakteret. Me deri në 25,127 baktere për inç katror, telefoni mund të ketë më shumë baktere se një ulëse mesatare tualeti.
Edhe pse është e lehtë ta harrojmë pastrimin e telefonit, ekzistojnë metoda të thjeshta për të zvogëluar ekspozimin ndaj baktereve që hasim çdo ditë, qoftë në shtëpi apo në lëvizje.
Ekspertët këshillojnë:
“Telefonat dhe kufjet përdoren shpesh dhe mund të kontaminohen lehtësisht me baktere — sidomos në zyra me telefona dhe pajisje të përbashkëta”.
Ekspertët e higjienës në agjencinë Digital PR rekomandojnë përdorimin e pecetave dezinfektuese për pastrimin e këtyre pajisjeve çdo ditë, veçanërisht në pjesët pranë gojës dhe veshit.
Por nuk janë vetëm telefonat që mbajnë baktere, raporton Mirror. Tastierat, mausat e kompjuterit dhe ekranet e kompjuterëve gjithashtu janë pika kryesore të grumbullimit të baktereve, sipas ekspertëve të pastrimit.


