Please enter at least 3 characters.

Kida e pranon publikisht se ka qenë e dashuruar

2020/07/kida_82438282_721661045336171_1089425267553167987_n-e1594138991312.jpg

Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, është shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Deri më tani ajo ka qenë e fokusuar më shumë në projekte muzikore, se sa në shpërndarjen e informacioneve nga privatësia e saj.

Ndonëse është aluduar për lidhjet e saj dashurore, por këngëtarja shumicën e herëve nuk ka pranuar të flasë për një temë të tillë.

Ndërkaq, e ftuar në emisionin NIN, bukuroshja brune është pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar dhe se a i është thyer zemra.

Pa menduar dy herë Kida e tha një ‘Po’, sa i përkiste temës nëse ka qenë e dashuruar, ndërsa theksoi se edhe ajo është njeri.

Kur bëhet fjalë për ndonjë ndarje ose nëse është lënduar, ajo ka mohuar një gjë të tillë, duke e konsideruar veten ende si të re.

Sidoqoftë, ajo kohët e fundit është duke bërë bujë të madhe në industrinë muzikore, me anë të këngëve “Paranoja” dhe “Pishmon”, që erdhën në bashkëpunim me reperin Mozzik.